Roberti nuk e përjashton mundësinë për një dasmë të dytë – tregon se si u njoh me partneren e tij 23 vjeçare
Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, në një intervistë të fundit ka folur edhe për partneren e tij të re, Ana Skrel.
Artisti flet pa doreza për të, duke treguar se si janë njohur dhe se cilat janë planet e tyre për të ardhmen.
Ish-banori i Ferma VIP thotë se është 23-vjeçe dhe se me prejardhje është nga Ulqini, por që jeton në Amerikë.
I njëjti nuk e përjashton mundësinë për një dasmë të dytë, pas asaj me Nora Istrefin.
“Kur e kam njohur këtë nuk e ka ndjekur asnjë artist shqiptar, larg estradës. Më ka parë me një dasmë në New York, më ka parë me një storie dhe kështu kemi hy në kontakt. Nuk e ka ditur se kush jam, hiç. Jam rehatuar shumë me të. Kjo është Ana Maria. Pse mos të kem dasmë. Dasmën e dytë do ta bëjë ndryshe. Do e bëja jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël diçka”, tha ai.
Kujtojmë që Roberti dhe ish-partnerja e tij, Nora, kanë bashkë një vajzë të quajtur, Renee.