Rizza frizeri më i shtrenjtë jo vetëm në Kosovë e Shqipëri por edhe në rajon

Të gjithë e njohin Rizzën, ai tashmë njihet për punën e tij edhe përtej kufijve të Kosovës.

Fal pasionit dhe përkushtimit, Rizza ka arritur që talentin e tij ta kthej edhe në profesion, nga ku merr të ardhura të mira.

Rizza përveç që njihet si frizer i mirë, njihet edhe si frizeri i VIP-ve shqiptar, e po ashtu veçori e Rizzës është edhe vlerësimi i lartë i punës së tij, duke pasur çmimin më të shtrenjtë në rajon.

Rizza nuk del të jetë frizeri më i shtrenjtë vetëm në Kosovë, por ai duket të jetë frizeri më i shtrenjtë i të gjitha trevave shqiptare, duke mbajtur primatin e më të shtrenjtit edhe në Shqipëri.

Madje standardit i Rizzës mund te themi që e kalon krejtësisht Ballkanin, vetëm një prerje e thjeshtë te Rizza kushton 100 Euro, çmim ky që duket të jetë i lartë edhe për standardet evropiane.

Influenca dhe niveli ‘highclass’ i klienturës së tij, sipas informacioneve të brendshme, Rizza del të jetë më i kërkuari në rajon.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot deri në vikend