Rivarroset atdhetari Sali Musa për t’i hapur rrugë ndërtimit të xhamisë së re

Në oborrin e xhamisë së Haxhi Veselit në Mitrovicë është kryer rivarrimi i atdhetarit të njohur Sali Rexhë Musa (Kelmendi) dhe bashkëshortes së tij, Sabrijes, për t’i hapur rrugë projektit të ndërtimit të një xhamie të re dhe më funksionale në këtë hapësirë.

Sali Musa, i njohur për kontributin e tij të madh atdhetar dhe për qëndresën kundër forcave serbe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte qenë i varrosur në këtë oborr për më shumë se shtatë dekada, shkruan “Jepi zë”.

Me marrëveshjen e arritur me Bashkësinë Islame të Mitrovicës, varret janë zhvendosur vetëm pak metra më tej, duke mbetur gjithsesi brenda oborrit të xhamisë, për të ruajtur lidhjen shpirtërore e historike me vendin.

Për familjen e tij, kjo ditë ishte e mbushur me krenari dhe mallëngjim. Nipi i tij, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për nderimin e figurës së gjyshit. “Lavdi gjyshi jonë. Krenar me ty sot e përmot,” u shpreh ai.

Lexo edhe:  Ky është personi që u kap me mbi gjysmë kg drogë nga Policia në Gjilan