Rivarrosen 34 dëshmorë në fshatin Vrellë

Sot, më 14 qershor 2025, në fshatin Vrellë u realizua ceremonia shtetërore e rivarrimit të 34 dëshmorëve të Komunës së Istogut.

Ceremonia filloi në orën 10:00 në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Vrellë.

Ky rivarrim është pjesë e një procesi më të gjerë që ka nisur në muajin maj, ku po rivarrosen eshtrat e dëshmorëve të Komunës së Istogut. Ky prouces po realizohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Memorialeve dhe të Kosovës (AMMKM) dhe institucione të tjera.

Lexo edhe:  1 shtatori i mjegullës, SBAShK’ “sot ka grevë”, Qeveria “shkoni n’shkollë”