Rikthehet sërish bora në Bajgorë, “shkunden plakat”

Ani pse dje ishte mot i kthjellët e me diell, sot po mbretëron mot me shi në Mitrovicë.

Ndërsa bora tashmë ka mbuluar rajonin e Shalës së Bajgorës, shkruan “Jepi zë”.

Kjo borë njihet nga populli si “shkundje e plakave”, ndërsa pamjet e dërguara në adresë t “Jepi zë”, vijnë nga lagjja Ibishi në Bajgorë të Mitrovicës.

Sipas legjendës, në mars bie borë një herë dhe me atë shënohet legjenda e plakave, dhe më pas kthehet moti pranveror.

Kësaj radhe, marsi doli pak më ndryshe, pasi stina e pranverës tashmë ka filluar, por bora erdhi më vonë.

Lexo edhe:  Jack Smith jep dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit në Gjykatën Speciale