Rike në lot pas debatit të Meritonit me Vesën: Nëse e kam xhan dikë dhe nuk e mbroj dot, më ikën truri

Rike Roci, është njëra nga banoret e “Big Brother VIP Albania 3”, e cila merr vëmendje të made.
Ajo së fundi ka shpërthyer në lot pas një situate në të cilën është ndjerë e ngushtuar, shkruan lajmi.net.

Kjo pas një debati që pati Meritoni me Vesën, e që Rike ka miqësi me të dy.

Ishte Vesa ajo e cila nuk ishte përmbajtur pas debatit teksa kishte shpërthyer në lot, gjithashtu njëjtë edhe Rike.

Sipas saj, ajo ka mbetur në mes tyre, nuk ka mundur të ia mbajë anën asnjërit sepse të dytë i ka miq të mirë.

“Ndjehem keq kur ai flet ashtu dhe e bënë me qajt dhe unë nuk bëjë dot asgjë. Nëse e kam xhan dikë dhe nuk e mbroj dot, më ikën truri”, u shpreh ajo

Lexo edhe:  Po hakmerret ndaj Luizit, Kiara befason me veprimin e saj