Rifat Jashari – ministrit Sveçla: A po ngon kënd a veç veten?

Në nderim të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit të Kosovës kanë bërë homazhe sot në Prekaz tek memoriali i familjes Jashari.
Kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e disa prej ministrave janë pritur në kullë nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari.

Në një video të siguruar nga Nacionale, dëgjohet Rifat Jashari teksa i bënë një pyetje ministrit Sveçla.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Rifat Jashari: Si je? A po të ngo kush a po e ngon kënd a, a veç veten?

Xhelal Sveçla: Po ngoj.

Rifat Jashari: Unë sa herë kom ngu, gjithë më mirë ma ka qitë.

Xhelal Sveçla: Edhe unë po ngoj.

Më pas, baca Rifat flet më kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Para se gazetarët të largohen nga kulla, baca Rifat uron gjithë shqiptarët me “Epopenë e UÇK-së”.

“Urime fesat të gjithëve, ishalla shëndeti, ishalla gjithë e më mirë”, ka thënë Jashari.

Lexo edhe:  Arrestohet nëna 31 vjeçare në Gjakovë, keqpërdori fëmijën për lëmoshë