Rezultatet preliminare tregojnë se Payne kishte droga të ndryshme në organizëm

Rezultatet preliminare të autopsisë së këngëtarit anglez, Liam Payne, kanë treguar se ai kishte disa lloje të drogave në organizëm, përfshirë “Tusin”, e cila njihet si kokainë rozë.

Payne vdiq pasi ka rënë nga ballkoni i katiti të dytë të një hoteli në Buenos Aires të Argjentinës.

“Raporti preliminar i toksikologjisë ka gjetur se ish-anëtari i grupit të njohur ‘One Direction’, i cili vdiq më 16 tetor në moshën 31-vjeçare, në kohën kur vdiq ka pasur disa lloje drogash në organizëm”, ka thënë një burim për ABC News.

Një nga substancat e raportuara është ‘kokaina rozë”, ndryshe e njohur si “Tusi” apo “Tuci”, për të cilën Instituti Kombëtar Shëndetësor në SHBA pati deklaruar se është një drogë rekreative e cila zakonisht krijohet nga kombinimi i metamfetaminës, ketaminës e MDMA.

Ndërkohë New York Times ka shkruar se rezultati përfundimtar i toksikologjisë është ende nën shqyrtim dhe nuk ka datë të caktuar se kur do të publikohet.

Këngëtari u shpall i vdekur më 16 tetor, pasi shërbimet emergjente i janë përgjigjur telefonatës së menaxherit të hotelit, pasi ai i kishte lajmëruar se “është një njeri me sjellje agresive, i cili mund të jetë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit”.

Payne i bë i famshëm si një nga anëtarët e grupit të njohur “One Direction”, një nga brendet më të popullarizuara në historinë e muzikës.

Grupi ishte formuar përgjatë garës së spektaklit “X Factor” në vitin 2010, ku Payne, Harry Styles, Niall Horan, Zayn Malik dhe Louis Tomlinson bënë audicione si solo artistë para se t’i bashkoheshin grupit pesë anëtarësh.

Lexo edhe:  Rrahje me shufër e skallper mes gjashtë personave në Prishtinë