Rexhep Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore në seancën e Speciales

Në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë po zhvillohet edhe sot seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Por kjo seancë u ndërpre për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili raportohet të jetë sëmurë.

E në sallën e gjyqit në seancën e sotme është paraqitur edhe Rexhep Selimi, i cili vendosi një kollare të veçantë.

Ai është parë me kollare ngjyrë të kaltër, e cila  pati edhe motive shtetërore për nder të 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kurse Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi patën po ashtu kollare, por me ngjyrë të kuqe.

Lexo edhe:  Kontrolli i objektit te stacioni policor që dyshohet që u përdor nga serbët, del një njoftim i ri