Rexhaj:  Serbë të armatosur vijnë të dielën në Jarinjë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj pretendon se sot në mesditë, në Jarinjë do të zbarkojnë serbë pro-rusë të armatosur.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rexhaj ka thënë se kjo është një situatë ku në veri do të duhej të ishte FSK-ja.

“Meqë serbët prorusë dhe të armatosur nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska po vijnë të dielen në mesditë në Jarinje, pikërisht kjo është një situatë kur atje do të duhej të ishte FSK-ja”, shkroi

Lexo edhe:  Pasi piu alkool dhe u bë “rrotë”, mitrovicasi rrah gruan e tij por arrestohet dhe dërgohet në burg