Restorantit në Klinë veç kulmi i shpëton nga uji

Ujit i shpëtoi veç çatia. Pos restaurantit Drini tek Guri i Zi në Klinë, lumi Drin që doli nga shtrati, vërshoi edhe në objektet tjera aty që thuajse i mbuloi.

Niveli ka arritur deri mbi 2 metra.

Më e mirë se një ditë më parë, situata ishte në Istog, njofton Klan Kosova.

Por, me pasojat e vërshimeve banorët u përballën edhe të hënën.

Duke parë gjendjen, qeverisja lokale e pa të udhës që të anulojë mësimin në tri shkolla e një çerdhe.

Hallakama e vërshimeve u qetësua të hënën edhe në Pejë.

Frika te banorët u largua por jo edhe gajlja e dëmeve të shkaktuara.

Krejt këto do të evidentohen nga një ekip i Komunës.

Listën e të dhënave për dëme, ekzekutivi lokal do ta dërgojë edhe në qeverisjen qendrore.

Lexo edhe:  E rëndë: Burri i dehur në Prishtinë sulmon babain e moshuar, e gjithë familja në hall nga ai