Restauranti kosovar, në mesin e 100 më të mirëve në New York

The New York Times ka përzgjedhur 100 restaurantet më të mira në New York, ku në mesin e tyre është edhe restauranti kosovar “Çka ka qellu”.

Nga mbi 27 mijë restauronte që numëron i tërë New Yorku, restauranti kosovar që gjendet në Bronx, është renditur i 94-ti në listë.

Pas këtij lajmi fantastik ka reaguar edhe vet restauranti, duke falënderuar “NYT” për vlerësimin dhe duke thënë se ky është vetëm fillimi.

“Duke qenë restauranti i parë i plotë dhe autentik shqiptar në New York, ka qenë gjithmonë ëndrra jonë për të përfaqësuar bukurinë jo vetëm të kuzhinës sonë, por edhe të kulturës sonë në botë!

Ku më mirë ta bësh këtë sesa në qytetin e New Yorkut – i njohur si qyteti më i mirë në botë, që strehon mbi 27,000 restorante të ndryshme unike.

Duam të falënderojmë të gjithë mbështetësit tanë për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë viteve.

Ky është vetëm fillimi” thuhet në reagim.

“Çka ka qellu” numëron aktualisht tri restauronte, dy prej të cilëve janë në New York dhe një tjetër në Stamford te Connecticut.

Lexo edhe:  Familja Mikullovci ia rregullon varrin Ademit, ikonës së aktrimit kosovar