Rënie ekstreme e numrit të maturantëve në Kosovë, në vitin 2014 ishin mbi 42 mijë kurse tani 18 mijë e 285

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologji ka njoftuar dje se janë publikuar rezultatet për Testin e Arritshmërisë apo njohur ndryshe si Testi i Maturës.
Këtij testi i janë nënshtruar 18285 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Këtë vit, Provimin e Maturës e kanë kaluar 73.3% e maturantëve.

MASHT njofton se arritshmëria mesatare në Gjuhë amtare është 58.8%, në Gjuhë angleze 54.4% në Matematikë 41.1% dhe në Lëndën Zgjedhore 47.3 %.

Por ajo çfarë është tejet e çuditshme është rënia ekstreme e numrit të maturantëve që i nënshtrohen këtij testi.

Nëse krahasohet me vitet e kaluara vërehet një rënie tejet e madhe e këtij numri të nxënësve që ishin pjesë e këtij testi.

Në vitin 2014 në Kosovë këtij testi i janë nënshtruar 42 mijë e 52 nxënës.

Disa vite më vonë, në vitin 2021 i janë nënshtruar 23 mijë nxënës, kurse këtë vit vetëm 18 mijë e 285 nxënës, transmeton lajmi.net.

Kësisoj i bie se renda kësaj periudhe, rreth 59% më pak maturantë i janë nënshtruar testit të maturës që do të thotë se rreth 59% më pak nxënës kemi në sistemin tonë arsimor nga viti 2014 deri më sot dhe kjo padyshim se është alarmante.

2014: Testit të maturës i janë nënshtruar 42,052 nxënës

2015: Testit të maturës i janë nënshtruar 32,014 nxënës

2016: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 30,000 nxënës

2017: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 30,000 nxënës

2018: NO DATA

2019: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 28,000 nxënës

2020: Testit të maturës i janë nënshtruar 25.362 nxënës

2021: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 23,000 nxënës

2022: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 22,000 nxënës

Lexo edhe:  Vodhën mjete pune në një shtëpi në Kamenicë, kapen pas disa orësh dy të dyshuarit

2023: Testit të maturës i janë nënshtruar rreth 21,000 nxënës

2024: Testit të maturës i janë nënshtruar 18,285 nxënës