Rekord nga Dogana, mblidhen mbi 1 miliard euro të hyra
Nga Dogana e Kosovës njoftojnë se kanë arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra.
Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë.
TESTOY
Bëjeni këtë disa minuta para seksit që të zgjasë 3 orë!
MËSO MË SHUMË
Tutje theksohet se që nga themelimi i Doganës e deri tani, kjo është hera e parë që me datën 1 gusht arrihet kjo shumë.
“Ky rekord i ri është rezultat i një kombinimi faktorësh, duke përfshirë: Përmirësimin e procedurave Doganore: Implementimi i sistemeve të reja dhe teknologjive për të thjeshtuar dhe shpejtuar proceset doganore ka luajtur një rol kyç në arritjen e këtij suksesi; Lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal: Masat e intensifikuara dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera të zbatimit të ligjit kanë kontribuar në uljen e kontrabandës dhe evazionit fiskal, duke rritur të hyrat; Transparenca dhe edukimi publik: Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe edukimi i qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e përputhshmërisë me ligjet doganore ka rezultuar në një përputhshmëri më të lartë dhe, rrjedhimisht, në të hyra më të larta, thuhet tutje në njoftimin për shtyp nga ky institucion”, ka thënë Dogana në njoftim.
Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, shprehu mirënjohjen për stafin e doganës dhe për partnerët strategjikë që kanë ndihmuar në arritjen e këtij suksesi.
“Ky është një moment i rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Mbledhja e 1 miliard eurove të hyra është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të Doganës së Kosovës”, tha Llugaliu.