Reduktimet e rrymës prekin edhe Kacin, parukieri i njohur reagon në Instagram
Reduktimet e rrymës tash e sa ditë po e pamundësojnë punën e shumë bizneseve. Nga to është prekur edhe parukieri i njohur, Kaci Lleshi.
Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku njofton se është duke punuar me gjeneratorë.
“E pabesueshme por e vërtetë”, ka shkruar Kaci.
Ndryshe, që nga e hëna, në vend kanë filluar reduktimet. Ndonëse u tha se është kthyer furnizimi i rregullt, reduktimet kanë vazhduar.