Reduktime të energjisë elektrike në këto vende

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 21.02.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Për shkak të këtyre punimeve në disa lokalitete të dy rajoneve do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 35/10[kV] Koliq  do të ndërprehet:

LP 10kV Grashticë-Radashec ( kodi: 14016001) nga ora 10:30 deri ora 13:00

Vendet: Grashticë dhe Radashec.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ndërrimi i ormanit 0.4 kV

2.

Nga TS 220/35/10(20)[kV]   Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10kV Llausha (kodi: 14000013) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ndërrimi i shtyllave të dëmtuara të tensionit të mesëm.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10 [kV] Shtime do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Rashinca (Kodi: 41046001) nga ora 11:00 deri ora 13:30

Vendet: Fshatrat: Davidovc, Gjergjaj (Gjurkoc) (një pjesë), Rashincë, Vojnoc dhe një pjesë e rrugës Komandant Kumanova.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, eliminimi i pikave të nxehta dhe shkarkimeve në kthinën 35 [kV] të TR – 1.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Skenderaj, pamje nga vendi i ngjarjes