Reagon sërish ish-i i Meriton Mjekiqit: E vërteta triumfon
Në spektaklin e kaluar të “Big Brother VIP3”, Meriton Mjekiqi rrëfeu një histori mjaft prekëse që kishte të bënte me djalin e tij të vogël, Loar.
Pas rrëfimit të moderatorit, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-partneres së tij.
Ajo bëri një postim në “Instastory”, ku ngriti shumë pikëpyetje kudo nëpër rrjet.
Ndërkohë ajo ka bërë një tjetër postim edhe ditën e sotme, ku Egesta ka falënderuar të gjithë personat që e kanë mbështetur në këtë situatë.
E në fund shton se ‘e vërteta gjithmonë triumfon’.
“Këto ditë kam pranuar mesazhe pafund në lidhje me situatën e fundit. I kam lexuar të gjitha dhe jam përzemërsisht falënderuese dhe e lumtur për fjalët e mira dhe mbështetjen emocionale që më keni dhënë. Nuk është e lehtë kur jeta private zbulohet në një format me kaq shumë vëmendje publike e sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë, por e vërteta gjithmonë triumfon!”, ka shkruar ish-partnerja e Meritonit në postimin e ditës së sotme.