Reagon asamblistja e LDK-së pasi babai dhe vëllai iu arrestuan për shtytje në vetëvrasje të të riut

Skënder Tasholli dhe djali i tij Albion Tasholli janë arrestuar mbrëmë Policia e Kosovës. Babë e bir po dyshohet se shtynë drejt vetëvrasjes biznesmenin, Bashkim Salihun. I njëjti po dyshohet se vrau vetën nga problemet me fajdexhinj, shkruan Insajderi.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar, vajza e Skënderit, Albiona Tasholli.

Në postimin e saj, thuhet se është e bindur në pafajësinë e babait dhe vëllaut të saj.

ADVERTISING

“Edhe pse situata e fundit është shqetësuese, unë jam PLOTËSISHT E BINDUR NË PAFAJSINË E PRINDIT DHE VËLLAUT TIM. Jemi të pastër para Zotit dhe do të dëshmohemi të pafajshëm edhe para ligjit. E vërteta, pa dyshim që do të dalë në dritë”

“Ndërkohë që përjetoj presion psikologjik nga mediat me akuza të rreme, betohem se do të vijë dita kur do të ballafaqohem edhe me ju para organeve të drejtësisë!” Gjithsesi, mendoj që nuk duhet të flitet fjala e fundit e para! Sqarimi im i fundit për këtë rast! Po jemi të pafajshëm“, ka shkruar Albiona Tasholli.

Rikujojmë se emri i Skënder Tashollit ishte i njohur edhe më parë nga organet e rendit, përmendej edhe për një rast të fajdes.

Skënder Tasholli së bashku me Nazmi Durakun akuzoheshin për veprën penale “Fajdeja” gjatë vitit 2016.

Aktakuza për rastin ishte ngritur vetëm pastaj, në vitin 2022.

Sipas aktakuzës së ngritur më 18 korrik 2022, thuhet se i pandehuri Skënder Tasholli në fillim të vitin 2016 në Lipjan, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme e duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndën ekonomike të tani të dëmtuarit A.Gashi, i ka dhënë atij para me fajde.

Lexo edhe:  Shkurte Fejza flet për herë të parë rreth deklaratës së famshme të Shefqet Krasniqit

Sipas aktakuzës, fillimisht i ka dhënë shumën prej 2 mijë euro, me kamatë mujore prej 300 euro e pas pak kohësh i ka dhënë edhe 7 mijë të tjera, dhe kamata tani bëhet në shumën prej 1 mijë euro në muaj, ku prej vitit 2016, në emër të fajdesë nga i dëmtuari ka marrë shumën prej 14 mijë 900 euro dhe i ka mbetur borxh të përgjithshëm edhe 15 mijë euro.

Në dispozitivn e dytë të aktakuzës, i pandehuri Nazmi Duraku thuhet se në fillim të vitin 2016 në Lipjan, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike të tani të dëmtuarit Ali Gashi, i ka dhënë atij para me fajde.