Rasti tragjik në SHBA, të mërkurën i jepet lamtumira e fundit Pajtim Krasniqit që u gjet i vrarë në banesën e tij
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje kosovare në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbrëmjen e 27 nëntorit. Burrë e grua nga Kosova u gjetën të vrarë me armë zjarri.
Tragjedia ka goditur familjen Krasniqi nga Peja, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit të tyre dhe bashkëshortes së tij.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të afërta të familjes se viktima e rastit është Pajtim Krasniqi dhe gruaja e tij, e cila dyshohet se ka shtënë në bashkëshortin e saj, pastaj e ka vrarë edhe vetën.
Krasniqit, lamtumira e fundit do t’i jepet pasnesër, më 4 dhejtor.
Rasti tragjik ndodhi në mesnatën e 28 nëntorit, në katin e 45-të të apartamentit, ku qëndronte çifti kosovar.
Sipas raportimeve të mediave lokale që i ka parë Gazeta Sinjali, janë dëgjuar së paku gjashtë të shtëna të njëpasnjëshme, të cilat lanë të vdekur burrë e grua.
Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanat e vrasjes së dyfishtë.