Rasti Sekiraqa-Capa, Prokuroria ndalon 5 personat e përfshirë mbrëmë në rastin tragjik

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim për rastin e mbrëmshëm në rrugën “Gazmend Zajmi” në kryeqytet ku një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë të plagosur. Është konfirmuar se 5 persona janë ndaluar, shkruan Insajderi.

Me vendim të prokurorit, janë ndaluar edhe 5 personat e përfshirë në rastin tragjik.

Prokuroria ka njoftuar se po zhvillohen hetime për t’i zbuluar edhe personat e tjerë të përfshirë në rast.

ADVERTISING

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar.”

Po ashtu thuhet se të plagosurit që po marrin trajtim mjekësor ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

“…pesë të dyshuar kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.”

Me urdhër të prokurorit të shtetit, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës.

“Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia. Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Lajm i mrekullueshëm: Shërohet mitrovicasi Llukman Ahmeti, që u paralizua nga aksidenti teksa punonte

Pesë të dyshuarit janë Salih Sekiraqa, Korab Gashi (vëllai i të vrarit Premtim Gashi), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar), janë ndaluar.