Rasti i rëndë në Çagllavicë: I riu që bëri vetëvrasje la pas vetes gruan dhe dy fëmijë

Sot u raportua  për një ngjarje të rëndë që ndodhi sot Çagllavicë, ku një i ri u gjet pa shenja jete dhe dyshohet se bëri vetëvrasje.

Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme.

Siç raportoi Sinjali nga burimet brenda Emergjencës viktima është Bashkim Salihu, 37-vjeçar, i cili është gjetur i varur.

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa akoma nuk dihen detajet e tjera të këtij rasti tragjik.

Lexo edhe:  Reshje shiu, shkarkim rrufesh dhe breshër: Ky është parashikimi i motit për sot