Rasti i pazakontë në Lipjan – parkoi Audi Q7-në në shkurt, e vëren të zhdukur në prill

Një ngjarje e çuditshme është raportuar në Lipjan, ku një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen e veturës së tij luksoze, një Audi Q7, që kishte parkuar në muajin shkurt.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se pronari i veturës, Samir Mustafi, kishte parkuar automjetin e tij në rrugën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Konjuh, përballë pompës së derivateve Ex-Fis, në datat 25 ose 27 shkurt 2025 – edhe pse vetë nuk është i sigurt për datën e saktë të parkimit.

Sipas tij, më 16 prill 2025, kur kishte shkuar për ta marrë veturën, kishte konstatuar se ajo nuk ndodhej më në vendin ku e kishte lënë. Megjithatë, rasti është denoncuar në Polici vetëm më 28 prill, gati dy javë pas zbulimit të zhdukjes.

Vetura e raportuar si e zhdukur është një Audi A7, prodhim i vitit 2018, ngjyrë gri.

Sinjali mëson se Policia e Lipjanit ka hapur rastin si “Vjedhje e veturës” dhe njësitë hetimore janë duke ndërmarrë veprime për të lokalizuar automjetin dhe për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes, e cila për nga mënyra e raportimit dhe vonesa e lajmërimit, konsiderohet e pazakontë.

Lexo edhe:  Eurostat: Buka s’ka qenë asnjëherë kaq e shtrenjtë në BE