Rast i tmerrshëm në Prizren: Viktima gjendet në tokë pasi u ther me thikë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren pranë mesnatës së të shtunës.

Një person është gjetur i lënduar rëndë i shtrirë në rrugë pasi dyshohet se është therur me thikë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor. Në raport njoftohet se i dyshuari është dërguar në Spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas policisë, të dyshuarit besohet ta kenë hedhur nga vetura e tyre në rrugë pasi kanë kryer aktin kriminal dhe të jenë larguar në drejtim të panjohur. Ende nuk ka të arrestuar.

“Lagja Bazhderhane, Prizren  06.07.2024 – 23:50.   Viktima mashkull kosovar,  është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë  i  sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë)  nga persona  ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar,   nga vetura  e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton PK’ja.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime, sipas policisë.

Lexo edhe:  Gjendje e rënduar në Shëngjin, zjarri përhapet pranë hoteleve dhe banesave, evakuohen banorët dhe turistët