Rast i rëndë për familjen Bytyqi në Suharekë, i moshuari humb jetën pasi bie nga një pemë

Një rast i rëndë ka ndodhur në familje Bytyqi në Mushtisht të Suahrkës. Familjari i tyre ka vdekur pasi dyshohet se është rrëzuar nga një pemë.

Viktima sipas burimeve të Gazetës Sinjali është Rizah Bytyqi, 71 vjeçar.

Ai dyshohet se është rrëzuar nga një pemë dhe për pasojë ka humbur jetën, duke mos mbijetuar shkak i plagëve të marra.

Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe Emerengjenca dhe më pas trupi i pajetë i është dorëzuar familjes Bytyqi nga Mushtishti i Suharekës.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “vdekje aksidentale”.

Lexo edhe:  Vdekja e Ismail Kadaresë, sot ditë zie në Kosovë