Rast i rëndë në Podujevë, qeni sulmon fëmijët në shkollë, gjashtë nxënës përfundojnë në spital

Një rast jo i zakonshëm, por i rëndë, ka ndodhur paraditen e sotme në shkollën e mesme “Fan Noli” të Podujevës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një qen agresiv ka sulmuar disa nxënës në oborrin e shkollës.

Madje qeni i cili me shumë gjasë i ka ikur pronarit ka arritur të futet edhe në objektin e shkollës. Indeksonline ka kontaktuar emergjencën dhe të njëjtin e kanë konfirmuar rastin.

“Po është rast i vërtetë. Gjashtë fëmijë janë kafshuar nga qeni, ndërsa dy të tjerë kanë lëndime duke tentuar të shmangin sulmin nga kafsha. Fëmijët e kafshuar janë dërguar në Infektive dhe kanë marrë vaksinën kundër infektimit” thuhet në përgjigjen e emergjencës për Indeksonline.

 

VIDEO KETU

Lexo edhe:  Policia në aksion në qytete të ndryshme të vendit, arrestohen disa persona që po i iknin dënimeve me burg