Rast i rëndë në familjen Imeri në Rahovec: Ky është burri që u gjet pa shenja jete afër shtëpisë së tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në familjen Imeri në fshatin Pataqan i Epërm në Rahovec, ku një burrë i moshës 82-vjeçare është gjetur pa shenja jete. Policia tashmë ka nisur hetimet për vdekjen e tij, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Zenel Imerin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i moshuari ka ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e djalit të të ndjerit, i cili ka deklaruar se e ka gjetur babain të shtrirë në tokë, jo fort larg shtëpisë së tyre.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë e kanë konfirmuar rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.