Rast i rëndë: Dërgohet pa shenja jete një foshnje në QKMF-në e Istogut, mjeku konstaton vdekjen

Një rast i rëndë ka ndodhur të enjten në Istog, ku një foshnje u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë qytet.

Në rrethana akoma të paqarta, foshnja rreth 1 muaj e gjysmë ka humbur jetën në orët e mëngjesit.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se vdekjen e viktimën e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF.

Rasti është denoncuar edhe në Polici dhe si rezultat kanë nisur hetimet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Lexo edhe:  Probleme me valët në IPKO, operatori del me sqarim