Rashica: Ndjenjë e mirë të jesh kampion

Milot Rashica me ekipin e tij Galatasaray arriti të shpallet kampion i Superligës së Turqisë për sezonin 2022/23. Ylli i Kosovës, Rashica pas ndeshjes tregoi ndjenjat e tij të shpalljes kampion në Superligë turke.

“Kemi përfunduar një sezon shumë të mirë. Duke parë të gjithë sezonin, kemi pasur ndeshje shumë të vështira. Kryesisht kemi fituar, por ka pasur edhe humbje. Është ndjenjë shumë, shumë e mirë të fitosh kampionatin”, u shpreh Rashica

Në këtë fitore, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica bëri një asist të goli i parë i shënuar nga Mauro Icardi. Galatasaray tani shkon në kuotën e 82 pikëve, ku ka mbetur edhe një xhiro për të luajtur. Titullin e feston pikërisht kundër vendit të dytë, Fenerbahce, pasi në shtëpi luajnë ndaj rivalit të tyre në javën e fundit.

Milot Rashica, si futbollisti i Galatasaray zhvilloi 25 ndeshjes, duke shënuar katër gola dhe bëri gjashtë asiste. Për Milot Rashicën ky është titulli i dytë në kampionat në karrierë. Më parë ai kishte fituar Superligën e Kosovës me Vushtrrinë.

Lexo edhe:  Grupi kriminal i dyshuar për disa vjedhje, Gjykata merr vendim për të arrestuarin e fundit