Raportohet se Njësiti i Krimeve Ekonomike është duke bastisur Ministrinë e Bujqësisë

Raportohet se Njësiti i Krimeve Ekonomike është duke kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci.

Bëhet e ditur se kjo bastisje ka filluar në mesditën e së enjtes, derisa deri më tani nuk ka informacion të detajuar në lidhje me shkaqet e hetimit.

Nga kjo ministri, janë parë duke dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë pasur në duar dokumente.

EO raporton se ky njësit ka bastisur Zyrën e prokurorimit në këtë ministri.

Lexo edhe:  Basha për zv/ministrin e përfolur për ryshfet: Nëse ka bo diçka ai djali, e çoj në burg me kerr temin