Raportohet se Kurti e Rama do të takohen bashkë pas mbledhjes së kuvendeve

Në Prishtinë është duke u mbajtur seanca e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë ngjarje, po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E siç raporton “Report tv”, pas mbledhjes së përbashkët të kuvendeve, Rama do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi do të jetë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Thaçi, Veseli e Selimi s’kanë komunikuar me familjarët që nga e diela – ankohet mbrojtja