Raportohet se kishte shpërthim në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë
Derisa ekipi i RTK-së po qëndronte në lagjen “Kroi i Vitakut”, është dëgjuar një shpërthim. Nuk dihet nëse ishte bombë çorientuese apo mjete piroteknike.
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, që tash e 11 ditë po kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë në këtë lagje, menjëherë kanë filluar të kryejnë kërkime, se nga cila shtëpi është hedhur ky mjet shpërthyes.
Ndërkohë, Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojnë me orar të zgjatur, pothuajse në të gjitha lagjet e veriut ku jetojnë komunitetet e përziera.
Madje, ata po shërbehen me gjëra të ndryshme ushqimore nga banorët shqiptarë të lagjes “Kroi i Vitakut”.
Ndërsa, përveç Policisë së Kosovës, monitorimi i situatës në veri po bëhet edhe nga ajri.
Një helikopter për më shumë se 15 minuta ka fluturuar mbi këtë zonë të vendit.
VIDEO KËTU