Raportohet rast i dhunës në familje në Prishtinë – 25-vjeçari ankohet për dhunë psikologjike nga babai
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët bëjnë dhunë psikike e fizike tek fëmijët e tyre.
Një rast i tillë është raportuar sot, rreth orës 17:30, në rrugën “Sami Pojani” në Prishtinë, ku një 25 vjeçar ka deklaruar në polici se është trajtuar keq psikologjikisht nga babai i tij.
Sipas burimeve të Sinjalit, në Stacionin Policor “Jugu” është paraqitur A.V., rreth 25-vjeçar, i cili ka deklaruar se kishte një mosmarrëveshje verbale me babain e tij, F.V., rreth 47-vjeçar dhe se ky i fundit po ushtron ndaj tij presion dhe dhunë psikologjike, përfshirë edhe një tentim për të dëmtuar një skarë kuzhine gjatë debatit.
25-vjeçari ka theksuar se nuk ndjehet i rrezikuar dhe ka refuzuar ndihmë mjekësore, urdhër mbrojtje apo strehim.
Policia ka intervistuar edhe dëshmitar dhe ka kryer bastisje thonë burimet, por nuk është gjetur diçka e kundërligjshme.
Lidhur me këtë, pas konsultimit me Prokurorin, rasti është inicuar si “Dhuna në familje”.