Raportohet për një aksion të madh anti-korrupsion të Prokurorisë Speciale, AKI-së dhe Policisë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka nisur një aksion të gjerë lidhur me dyshime për keqpërdorime dhe korrupsion. 

Siç raporton KosovaPress përmes burimeve brenda Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar disa zyrtarë të institucioneve të ndryshme, ndërsa pritet të ketë edhe të tjerë.

Sipas informacioneve, aksioni ka nisur pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00 dhe është duke vazhduar ende.

Hetimet, janë kryer me autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe kanë zgjatur për disa muaj, ka thënë burimi.

Lexo edhe:  Policia gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake në Zubin Potok