Raportohen të zhdukur një burrë në Prishtinë dhe një grua në Viti

Një burrë në Prishtinë dhe një grua në Viti janë raportuar të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima në Prishtinë raportohet i zhdukur nga 12 dhjetori, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prishtinë  12.12.2025 – 20:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

Ndërkaq, në Viti një grua u raportua se ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet vendndodhja e saj.

“Viti 14.12.2025. Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj”, njofton Policia.

Lexo edhe:  Gruaja në Mitrovicë e çon burrin në Polici, e akuzon se po i shkakton dhunë psikike