Raportimi i Sinjalit për vdekjen e një burri në Ulpianë, Policia jep detaje

Sinjali raportoi ekskluzivisht për një ngjarje të rëndë që është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku një burrë është gjetur i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, pranë vendit të njohur si “Fontana”.

Siç raportoi Sinjali, mëngjesin e sotëm është raportuar për një trup të dyshimtë në tokë. Në vendin e ngjarjes është dërguar njësia policore, e cila ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete dhe me gjurmë gjaku, duke ngritur dyshime të forta për vetëvrasje.

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimet.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”.

Lexo edhe:  Skandaloze: Kirurgu në kërkim nga policia në Serbi, punësohet në spitalin privat në Kosovë