Raporti Kosovë – NATO, Xhavit Haliti jep një lajm të mirë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka dhënë një lajm të mirë sa i përket raportit Kosovë-NATO.

Ai ka thënë se Kosova pritet të pranohet si partner i acociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Kosova pritet të pranohet partner i acociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si rezultat i angazhimit shumëvjeçar të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Haliti.

Sipas tij votimi formal do të bëhet në mbledhjen e sesionit të ardhshëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Votimi formal do të bëhet në mbledhjen e sesionit të ardhshëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili do të mbahet në Sofje të Bullgarisë. Aktualisht, Kosova ka statusin e vendit vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, ka thënë Haliti.

Lexo edhe:  Katër nga të lënduarit po trajtohen në Intensivë – krejt çka dihet për shpërthimin nga bombola e gazit në Mitrovicë