Raporti i ‘Freedom House’: Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+
Raporti i sivjetëm i organizatës amerikane “Freedom House” ka gjetur se pjesëmarrja e transgjinores Edona James në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ka pasur një ndikim pozitiv në perceptimin e njerëzve për kauzën e komunitetit LGBT+.
Sipas raportit, që ndërthuri progresin e Kosovës kundrejt kauzave të shumta, thuhet se transgjinorja kishte fituar mbështetje të konsiderueshme duke shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin publik.


Sipas organizatës, Kosova ende ka ngecur në çështjet e shumta përfshirë edhe çështjen për të shtyrë përpara kodin civil lidhur me barazinë martesore dhe çështje të tjera të të drejtave. /Telegrafi/