Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ushqimin që u servohet pjesëtarëve të FSK-së.

Sipas Ramdanit, ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet.

‘’Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet.Ushtarët nuk janë lypsarë, ata janë krenaria e shtetit tonë. Ju edhe mund të harxhoni para në Hotelin me 5 yje për aktivitete partiake si pasanikët më të mëdhenj, por ky ushqim i tmerrshëm për ushtarët është mallkim për sigurinë e shtetit tonë’’, është shprehur Ramadani.

“Tash, jepjani një fjalim të zjarrtë patriotik e sakrifikues nga Hoteli me 5 YJE këtyre ushtarëve të kequshqyer”, ka shtuar më tutje ai.

Lexo edhe:  Ky është 60-vjeçari që humbi jetën duke punuar në ara pasi u shkel nga traktori me të cilin po punonte