Ramabaja për ata që nuk e festojnë vitin e ri: Mund të shkojnë në Arabi

Analisti, Sadri Ramabaja ka shkruar një status për personat që nuk e festojnë sot natën e vitit të ri.

Ai në Facebook ka thënë se ata që pretendojnë të përmbysin mënyrën e të jetuarit, mund të shkojnë në Arabi.

“Në rikujtim të mënyrës si shpërfaqnim kumtin, si shqiptar autokton, e me këtë edhe gëzimin për ndërrimin e motmotit. Sa i ngjante ky akt atij të fillimit të këngës majekrahu dhe grishjes për lindjen e trashëgimtarit…Fisnikria e komunikimit flet shqip!Ata që pretendojnë ta përmbysin mënyrën e të jetuarit dhe të të shprehurit të gëzimit shqip, lirisht mund të shkojnë në Arabi”, ka shkruar Ramabaja.

Lexo edhe:  Gjilanasi i bërtet nënës, “han” 48 orë burg