Raketat ruse ranë mbi Poloni, dy të vdekur
Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka thënë se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke lënë të vdekur dy persona, shkruan AP.
Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller nuk e konfirmoi menjëherë informacionin, por ka thënë se liderët e lartë po mbanin një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.
Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat