Rahovec: Vëllai sulmon vëllanë – arrestohet 64-vjeçari dhe dërgohet në ndalim për 48 orë

Sinjali ka mësuar emrat e personave të përfshirë në një rast dhune në familje që ka ndodhur dje në fshatin Celinë të Rahovecit, për të cilin raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Alit Dina, 64 vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, Sylejman Dina, 45 vjeçar.

Viktima është dërguar në QKMF në Rahovec për trajtim mjekësor. Pas trajtimit, ai është intervistuar nga Policia, ndërkohë që edhe i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe i është marrë deklarata në praninë e avokatit.

Me vendim të prokurorit, Alit Dina është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  Tri vetura aksidentohen afër aeroportit, njëra rrokulliset