Rafuna: Largohen 250 punëtorë, bizneset po bëhen gati të dalin në Shqipëri e Maqedoni, shkaku i tregut të lirë të energjisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna në emisionin “Reel Talk me Maxhunin” i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka treguar se janë duke u mbyllur kompani dhe duke u larguar punëtorët nga vendet e tyre të punës shkak Liberalizimin i Tregut të Energjisë.

“Një kompani e ka ndalur komplet prodhimin. Një kompani tjetër i ka hyrë riorganizimin dhe e ka njoftuar një pjesë të stafit që pas festës së Bajramit mos të dalin në punë pa e marrë një njoftim prej kompanisë. Kemi edhe kompani që ka filluar të shikojnë në vendet e rajonit. Kemi kompani që është duke shikuar në Shkup me shku në zonën e Tetovës ku është ofruar prej prej 10 vite nga Qeveria e Maqedonisë pa asnjë shpenzim dhe asnjë kosto shtesë me u vendos biznesin atje dhe me prodhu. Një tjetër e kemi që është duke hulmtuar Kukësin. Jemi në ditën e pestë dhe efektet kanë filluar menjëherë t’i vrejmë”, tha Rafuna.

I pyetur se sa është numri i punëtorëve te kompania që e ka ndal prodhimin dhe tjetra është në riorganzim, ai ka dhënë shifra shqetësuese.

“Njëra i ka 200 punëtorë dhe tjetra i ka 50-të. Në total  250 punëtorë”, tha ai.

Rafuna e ka marrë një shembull se tani me rritjen e çmimit të energjisë elektrike një kompani do të paguajë 740 mijë euro në muaj.

“Deri më sot ai ka paguar 240 mijë euro faturën mujore me ofertën e re të cilin e ka marrë prej KESCO ai duhet të paguajë 740 mijë euro. Gjysmë milioni me paguar tani në muaj çmim të energjisë elektrike. Gjysmë milioni me pas profit a e dini sa çfarë zgjerimi të biznesit dhe investimi kishte bërë. Tash gjysmë milioni duhet me ia dhënë një kompanie ose një furnizuesi në emër të energjisë elektrike. Sa e jep këtu ai shkon në Kukës, Shkup ose në Tetovë edhe funksionon atje me çmim më të ulët”, tha Rafuna.

Lexo edhe:  Shkuan t’ia shkyçin gypin që e shfrytëzonte ilegalisht për ujitje, istogasi sulmon mbikëqyrësin e ‘Hidrodinit’

Ai ka treguar se në Shqipëri janë bizneset në treg të hapur por iu qëndron mbrapa me subvencionim.