Qytetari serb në Banjskë dorëzon në Polici pistoletën pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga fshati Banjskë e Zveçanit, të hënën ka dorëzuar në stacionin policor një pistoletë, për të cilën nuk kishte laje.

Rasti thuhet se është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Banjskë, Zveçan / 23.10.2023 – 10:00. Nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë të cilën i njëjti e ka sjellë në stacion policor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Kurti kërkoi falje për detyrën, por mësuesi që e priti dje në shkollë insiston që kryeministri nuk gaboi