“Qitu e ndreq kollaj”, dikush e këshillon Fitore Pacollin si të gjenerojë postime të rreme me komente?

Gjatë tentimit të 40-të për konstituimin e Kuvendit, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, i erdhi një këshillë e çuditshme në “Messenger”.

Në një grup të hapur në “Messenger”, të titulluar “Seanca cdo 48h”, dikush dërgon një link në të cilin në gjuhën angleze shkruhet: “Zeoob: Gjenerues i Postimeve të Rreme në Facebook me Komente”.

Menjëherë nën këtë link, dikush shkruan: “Qitu e ndreq kollaj.”, raporton Nacionale.

Pacolli ia kthen me një imazh ku duket se një burrë e përqafon kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke shkruar nën të: “Ka edhe te tille qe videot AI i merr sit e verteta hahahaha”


“Hahahaha” – ia kthen bashkëbiseduesi.

Nuk është e qartë nëse grupi “Seanca cdo 48h” përbëhet nga deputetët e VV-së apo nga anëtarë të tjerë të kësaj partie.

 

Lexo edhe:  Tërmet në Kroaci