Qeveria ua uli rrogat gjyqtarëve e prokurorëve, ata paralajmërojnë masa të ashpra
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas vendimit të qeverisë që gjykatësve dhe prokurorëve t’iu ulen pagat, në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë disa vendime.
KGJK-ja dhe kryetarët e gjykatave i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që menjëherë ta anuloj vendimin e sotëm në lidhje me uljen e pagave të tyre.
Sipas një vendimi të siguruar nga Klankosova.tv, thuhet se puna e gjykatave do të reduktohet dhe do të vazhdoj vetëm për shërbime esenciale dhe se kjo listë do të miratohet nga KGJK-ja nesër.
“Këshilli dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezent përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në vendimin e marrë nga KGJK-ja, njofton Klankosova.tv.
KGJK-ja ka paralajmëruar masa të reja nëse deri më 8 dhjetor të këtij viti, Qeveria e Kosovës nuk e shfuqizon vendimin e sotëm në lidhje me pagat.