Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku është miratuar një vendim i radhës për arsimin.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 2 milionë e 41 mijë euro për subvencionimin e teksteve shkollore.

Vendimi u miratua unanimisht nga kabineti qeveritar, pa asnjë kundërshtim.

Megjithatë, kjo çështje ka qenë temë e diskutimeve të gjera ditëve të fundit, pasi shumë prindër kanë raportuar se ende nuk i kanë pranuar mjetet e premtuara. Për më tepër, ata kanë deklaruar se shpenzimet për blerjen e librave janë më të mëdha sesa kompensimi që u ofrohet nga shteti.

Lexo edhe:  Pasi u vra një i ri në Vushtrri, Policia bën kontrolle të rrepta në shkolla pas kërkesës së Komunës