​Qeveria ndalon eksportin e peletit

Sipas njoftimit, Qeveria ka ndaluar eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse.

“Ky ndalim është i përkohshëm dhe në përputhje me Tarifën e Integruar të Kosovës (TARIK) të vitit 2022”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në mbledhjen e 97-të të Qeverisë janë ndarë edhe 25 milionë euro mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike.

“Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, e cila do të reflektohet në faturat e konsumatorëve. Gjashtë milionë euro janë ndarë me qëllim subvencionimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë”, vijon njoftimi.

Lexo edhe:  Grushte e shqelma në qendër të Deçanit, publikohen pamjet