Qeveria Kurti ndan mbi 6.7 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Grandin, Thesari autorizohet të kryejë transferin

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka mbajtur mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje janë marrë tri vendime. Ndër të tjera, qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e obligimit ndaj kompanisë së Behgjet Pacollit, ‘‘Mabco Contructions’’, në atë që njihet si rasti i ‘‘Grandit’’.

Shuma të cilën Qeveria  e ka ndarë është 6,740,000.00 Euro.

“Autorizohet Thesari që të realizoj transferin e mjeteve buxhetore sipas këtij vendimi në llogarinë e Mabco Constructions SA, shumën prej 5,679,504.05 Euro, shumën prej 33,073.50 CHF dhe shumën prej 1,104,312.20 USD, sipas kursit zyrtar valutor”, thuhet në vendim.

 

Pacolli, në fillim të vitit kishte thënë se kompania e tij ‘‘Mabco Contsruction’’, e ka fituar në arbitrazh rastin që njihet si rasti i ‘‘Grandit’’.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim