Qeveria e Kosovës shfuqizon vendimin për investimin e 45 milionëve nga një kompani për kërkime minerale në Vllahi dhe fshatra tjera

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike mbajtur të martën mbrëma, ka shfuqizuar një vendim të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin i kishte rekomanduar Kuvendit të Kosovës që kompaninë “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C” ta shpallë investitorë strategjik.

Sipas këtij investimi kapitali i investimit strategjik ishte 45 milionë e 80 mijë e 383 euro, për një periudhë pesë vjeçare, ndërsa investimi do të realizoheshin në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri, shkruan Jepi zë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje Elektronike në të cilën ka shfuqizuar vendimin Nr.04/112 të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin ishte konfirmuar vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës Vendimin e Qeverisë Nr. 13/50, të datës 21 dhjetor 2020, për dhënien e Statusit Investitor Strategjik për Subjektin Investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit

 

Lexo edhe:  Arrestohet një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri