Qeveria do të ndajë para për familjet në nevojë për blerjen e druve

Shtesa të njëhershme për blerjen e druve të zjarrit do të përfitojnë familjet në asistencë sociale në muajin dhjetor, pasi Qeveria ndau pesë milionë euro në kuadër të zbatimit të planit të Bashkimit Evropian për pakon e energjisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kjo është bërë me qëllimin që këto familje ta tejkalojnë dimrin me sa më pak vështirësi.

Siç ka bërë të ditur Murati, gjatë ditëve do të bëhet verifikimi i listave të përfituesve. Ka shtuar se Ministria do të njoftojë me kohë përfituesit për zbatimin e kësaj mase.

Ai ka thënë se pakoja e BE-së kap vlerën totale prej 75 milionë eurosh.

Lexo edhe:  Shoferi i ‘Postman’ tmerrohet në Viti: Qytetari i maskuar e me armë ia grabit porosinë e 300 eurove